Pastrim Profesional Premium

Ndrit Cleaning Pastërti që ndriçon çdo ambient

Shërbim luksoz pastrimi për shtëpi dhe biznese, me përvojë 6-vjeçare ne Londer UK dhe standarde ndërkombëtare që garantojnë rezultate të shkëlqyera.

+8 vite eksperiencë
Siguri & garanci
Çmime konkurruese
Shërbim në të gjithë Shqipërinë
Detergjentë premium
Rreth Nesh

Standarde britanike, sjellë në Shqipëri

Prej më shumë se 7 vitesh ekselence në tregun dinamik të Londrës, Ndrit Cleaning u themelua mbi parimet e rreptësisë, etikës profesionale dhe vëmendjes ndaj detajeve. Prej një viti, ne kemi sjellë këtë përvojë ndërkombëtare në Shqipëri, duke u transformuar shpejt në një faktor konkurrues që vendos standarde të reja në industrinë e pastrimit.

Specialiteti ynë shtrihet nga mirëmbajtja e zakonshme e shtëpive dhe bizneseve, deri te pastrimet sfiduese me themel apo ato pas punimeve e dekorimeve. Ajo që na diferencon është protokolli i punës, që garanton jo vetëm rezultate që shkëlqejnë, por mbi të gjitha, korrektësi absolute dhe siguri të plotë për pronën tuaj.

Përdorimi i detergjenteve të certifikuar të cilësisë më të lartë na lejon të kujdesemi që çdo ambient të ndrijë, duke reflektuar profesionalizmin që na ka udhëhequr në çdo hap të rrugëtimit tonë.

7+ Vite eksperiencë
500+ Projekte të realizuara
100% Klientë të kënaqur
Professional cleaning service
Shërbimet Tona

Çfarë ofrojmë

Shërbime të personalizuara pastrimi me protokoll profesional dhe detergjentë të certifikuar.

Deep cleaning
01

Pastrim me Themel

Për shtëpinë dhe biznesin tuaj

Shërbimi ynë premium që shkon përtej sipërfaqësores. I projektuar për të eliminuar papastërtitë e akumuluara në zonat që shpesh neglizhohen gjatë pastrimit të zakonshëm.

  • Kuzhina – pajisje, raftet, pllaka
  • Hidrosanitaret – heqje njolla & dezinfektim
  • Dritare, korniza & parvaze
  • Mobilie & tekstile
  • Trajtim profesional dyshemesh
Post-construction cleaning
02

Pastrim pas Punimeve

Lyerje, dekorime & rikonstruksion

Rikonstruksioni është emocionues, por pluhuri dhe mbetjet jo. Ne specializohemi në eliminimin e plotë të pluhurit, njollave të bojës, mbetjeve të silikonit apo çimentos.

  • Eliminim total i pluhurit
  • Heqje njolla boje & silikoni
  • Pastrim mbetjesh çimentoje
  • Dorëzim ambjenti gati për banim
  • Vëmendje në çdo detaj final
Maintenance cleaning
03

Mirëmbajtje e Vazhdueshme

Plane javore, dyjavore ose mujore

Një angazhim që ne marrim për të garantuar mirëqenien tuaj në shtëpi dhe profesionalizmin në biznes. Plane pastrimi periodike që i përshtaten buxhetit tuaj.

  • Higjiena e përditshme e shtëpisë
  • Dezinfektim tualetesh & kuzhine
  • Mirëmbajtje zyrash & ambientesh
  • Plane fleksibël sipas kërkesës
  • Staf i dedikuar dhe i besueshëm

Shërbime të tjera

Larje këndi & dyshekë Larje koka krevati Larje për palestra Ambjente publike Fasada & xhama Pishina Mjete të jashtme Ndërtesa të reja
Pse Ne?

Përvojë britanike, integritet absolut

Në një treg ku opsionet janë të shumta, Ndrit Cleaning diferencohet përmes një formule të thjeshtë, por të fuqishme.

Eksperiencë 7-vjeçare në Londër

Përvoja jonë është afirmuar në një nga tregjet më kërkuese dhe me standardet më rigoroze të higjienës në botë.

Asnjë kompromis me cilësinë

Nuk largohemi nga objekti derisa çdo kënd të ndrijë dhe derisa klienti të jetë plotësisht i kënaqur.

Siguri & korrektësi absolute

Staf i verifikuar, profesionistë të trajnuar dhe respekt maksimal për oraret e dakorduara.

Përshtatje sipas kërkesave

Dëgjojmë me kujdes nevojat tuaja specifike dhe hartojmë një plan pune të dedikuar për ju.

Detergjentë të certifikuar

Produkte specifike për çdo lloj sipërfaqeje – të rrepta me papastërtitë, miqësore me materialet.

Garanci e plotë

Mbrojtje për pajisjet dhe siguri për sipërfaqet – pa dëmtime, pa gërryerje.

Rezultatet

Diferenca në detaje

Në Ndrit Cleaning, ne besojmë se diferenca e vërtetë fshihet në detajet që ndryshojnë tërësisht atmosferën e një ambienti. Ndiqni rrugëtimin tonë nga gjendja fillestare në rezultate reale.

Besimi i klientëve tanë

"Profesionalizëm i jashtëzakonshëm. Shtëpia jonë nuk ka qenë kurrë kaq e pastër. Stafi ishte i përpiktë dhe shumë i kujdesshëm."

E. Hoxha Klient privat, Tiranë

"Pas rikonstruksionit të zyrës, Ndrit Cleaning na dorëzoi një ambient gati për të filluar punën. Detajet ishin perfekte."

A. Marku Drejtues kompanie

"Mirëmbajtja javore na ka lehtësuar shumë punën. Shërbimi është i qëndrueshëm dhe çdo herë i shkëlqyer."

Rezervo

Gati për të parë ambientin tuaj të ndrisë?

Plotësoni formularin ose na kontaktoni direkt përmes WhatsApp për një ofertë të personalizuar.

Kërko ofertë

Pas dërgimit, do të hapet WhatsApp me detajet tuaja për konfirmim.